Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha.

Hetimin ndaj saj nga ana e ILD nisi pas raportimit në media të vrasjes së shtetasit Hekuran Billa më 11 qershor 2020 dhe detaje mbi gjendjen gjyqësore e lirimin e tij si dhe të disa shtetasve të tjerë (Ilir Paja, Indrit Dokle).

Gazeta Tema mëson se hetimi ka përfunduar dhe raporti me shkelje të argumentuara disiplinore i është dërguar Këshillit të Lartë të Drejtësisë bashkë me kërkesën për shkarkimin e gjyqtares nga detyra për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Gjithashtu nga hetimi mësohet se veprimet dhe sjelljet e magjistrates përbëjnë shkelje disiplinore që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin. 6 vendime të dhëna prej gjyqtares në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019, përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit.

Pas gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo që u shkarkua nga KLGJ më 10 dhjetor, Enkelejda Hoxha bëhet magjistrati i dytë për të cilin Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani kërkon shkarkimin, në kuadër të hetimeve për lirimin e parakohshëm të “të fortëve” nga qelitë e burgut.

()

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re