Pas gostisë së djeshme në resortin e biznesmenit Gjergj Luca në Elbasan, samiti për Ballkanin e Hapur do të zhvendoset gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Rama do të presë Vuçiç dhe Zaev në Pallatin e Brigadave, ku pritet të nënshkruhen dhe disa marrëveshje bashkëpunimi, ndërkohë që rreth orës 13:00 pritet dhe një konferencë e përbashkët mes të tre liderve.

Fax News ka mësuar edhe marrëveshjet që pritet të nënshkruhen sot mes presidentit serb, kryeministrit Edi Rama, dhe kreut të qeverisë së Malit të Zi, Zoran Zaev.

11:30 Ceremonia e firmave

Marrëveshje mbi kushtet për lëvizjen e lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

Niveli i Firmëtarëve: Liderët

Marrëveshje për interkoneksionin e skemave për identifikim elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Niveli i firmëtarëve: Liderët

Marreveshje mbi bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, ushqimin dhe sigurinë ushqimore dhe kushtet fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

Niveli i Firmëtarëve: Ministri i Bujqësisë

Marrëveshje mes qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në njohjen e përbashkët të operimeve ekonomike mes vendeve- siguria dhe autorizimet e sigurisë(AEOS)

Niveli i Firmëtarëve: Ministri i Ekonomisë dhe Financave

Marreveshje mes qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë në njohjen e përbashkët të operimeve ekonomike mes vendeve- siguria dhe autorizimet e sigurisë(AEOS)

Niveli i Firmëtarëve: Ministri i Ekonomisë dhe Financave

Folës gjatë punimeve të samitit

-Kryeministri Edi Rama

-Presidenti serb, Aleksandar Vučić

-Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

-Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi

-Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,

-Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic

-Drejtor i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek

-Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez

-Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:

-Ines Muçostepa, Antoni Peshev

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re