Pas hapjes së kufijve tokësorë ditën e sotme, më datë 15 qershor do të nisin fluturimet Tiranë-Vienë.

TIA njofton se kompania që do të nisë fluturimet do të operojë katër herë në javë.

“Tjetër lajm i mirë nga TIA. Austrian Airlines lajmëron fillimin e fluturimeve me 15 Qershor 2020. Kompania do të operojë me fluturime 4 herë në javë Tiranë – Vienë.Po ringrihemi”, thuhet në njoftim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re