Në një kohë kur ai paralajmëroi se duke nisur nga e hëna do të vinte me një plan konkret për referendumin, presidenti Ilir Meta do të presë sot në një takim Këshillin e Ambasadorëve shqiptarë.

Takimi është parashikuar që të mbahet në orën 17:00. Të njëjtat burime sqarojnë se kreu i shtetit do të informojë këshillin e diplomatëve mbi zhvillimet e fundit dhe nismat e tij.

Ndërkohë, në përmbyllje të takimit, Meta do të japë edhe një deklaratë për mediat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re