Subscribe

Komuniteti  shqiptarë në Greqi vlerëson se arritja e marrëveshjes së pensioneve me Italinë do të jetë një precedent pozitiv që edhe pala greke të marrë të njëjtin vendim. Pavarësisht negociatave të vështira, herët apo vonë, një dakordësi do të arrihet.

“Marrëveshja e pensioneve me Italinë hap një faqe të re dhe imponon që edhe Greqia të ecë në këtë rrugë. Unë mendoj se të dy vendet do e gjejnë gjuhën e përbashkët dhe disa mosmarrëveshje që janë aktualisht për çështjen “Beleri” do të tejkalohen, pasi interesi i të dy vendeve është më i madh në funksion të përfituesve shqiptarë dhe grekë. Unë mendoj që pala shqiptare ka për tu përmirësuar. Grupi negociator përbëhej nga ekspertë të fushë së sigurimeve, por unë do të sugjeroja që pjese e grupit të ishin dhe përfaqësues të diasporës, pasi këtu kemi shqiptarë që jetojnë me tre breza dhe kanë informacion më të plotë rreth situatës në Greqi”,  u shpreh në një lidhje skype për vizion plus Etmond Guri nga Shoqata “Diaspora” në Athinë.  /

Lexo edhe :Related Posts

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re