Dje është luajtur java e 18të në Kategorinë Superiore dhe në pesë takime tre janë mbyllur në barazim. Madje dy prej tyre pa gola duke treguar se kjo është një javë e ‘’varfër’’ në gola. Vëtëm dhjetë gola nga të cilat janë shënuar pesë prej ture në Shkodër.

Kjo ishte java e Skënderbeu që pasi fitoj vet në Shkodër përfitoj nga barazimi i rivalëve. Kështu bardhekuqtë kanë rekuperuar atë që kanë humbur një javë më parë në Gjirokastër. Katër gola që i mbajnë në krye por edhe fundosin edhe më shumë Vllazninë. Për shkodranët do të jetë një tjetër sezon i vuajtur për ta nëse duan të sigurojnë shpëtmin.

Në Kukës gjithçka mbyllet në barazim në nje ndeshje të mbushur me emocion por edhe gola. Por në fund secila nga skuadrat ndan nga një pikë duke ruajtur pozitat e tyre por duke u larguar edhe më tepër nga Skënderbeu. Flamurtari tashmë është i dyti me tetë pikë nga Skënderbeu me të cilin do të ndeshet javën tjetër.

Partizani arrin fitoren e parë të vitit dhe kalon në renditje Kamzën. Është shkupjani Asani që vendos ‘’derbin’’ e ri të Tiranës. Tashmë Partizani është dy pikë larg vendit të tretë që të dërgon në Evropë dhe kampionati po bëhet tërheqës.

Dy ndeshjet e tjera janë mbyllur në barazim pa gola dhe me nga një pikë për secilën skuadër. Në Laç është Teuta që merr një pikë me vlerë në luftën për mbijetesë me teknikun Nica që rikthehet të luaj ndaj ish skuadrës së fillim sezonit.

Ndërsa Lushnja merr një tejtër barazim dhe këtë herë në shtëpi ndaj Luftëtarit ‘’spektakolar’’. Fitorja ndaj skuadrës së kreut të kampionatit nuk i ka dhënë mjaftueshëm ‘’benzinë’’ gjrokastrtëve të fitojnë edhe kundra atyre që qëndrojnë në fund./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re