Anija stërvitore meksikane “Cuauhtémoc” u ankorua në ujërat e Stambollit me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës moderne të Turqisë -29 tetor 1923- si një lëvizje që mbulon miqësinë e kahershme mes dy shteteve.

Anija me vela “Cuauhtémoc” mbërriti në portin Sarayburnu të Stambollit pas një udhëtimi katër mujor nga porti i Acapulcos në prill 2023 me një ekuipazh prej 266 personash, përfshirë 140 të rinj që shërbejnë në Marinën meksikane.

Anija është në “udhëtimin arsimor dhe trajnimi 2023”, gjatë së cilës do të vizitojë 13 vende, një prej tyre është edhe Turqia.

Vendasit dhe vizitorët do të kenë mundësinë të eksplorojnë “Cuauhtémoc” gjatë tre ditëve nga 19 deri më 21 korrik që do të qëndrojnë në portin e Sarayburnu. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re