Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Beratit, Tomor Alizoti foli për fushatën elektorale, përplasjet politike si dhe programin e Partisë Demokratike.

Alizoti u shpreh se PD do të bëjë gjithçka nëse do të ketë cënim të saj. Ai gjithashtu u shpreh se kundërshtarët politikë nuk kanë përse të merren me flokët e Alizotit sepse askujt nuk i hyn në punë, por të merren me projekte konkrete.

“Në demokraci është e domosdoshme që vota të jetë e sigurt. Nëse ajo cënohet bie gjithçka dhe ne duke pasur shumë fakte jemi të detyruar që të jemi aktiv. Ne duhet të jemi të paskrupullt në mbrojtjen e votës”, tha Alizoti.

Ndërkohë, më herët paralajmërime të tilla kanë bërë edhe presidenti i republikës Ilir Meta, Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi.