Një mesazh i qartë dhe i prerë ai i drejtorit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë: për të frenuar pandeminë e koronavirusit duhen bërë sa më shumë teste. Ai paralajmëroi se nuk janë të rrezikuar vetëm të moshuarit pasi janë prekur dhe fëmijë dhe të rinj.

“Mesazhi jonë i qartë është: teste, teste, teste” tek cdo rast i dyshuar për koronavirus. Është kjo deklarata e prerë e drejtorit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp për situatën e krijuar në të gjithë botën.

Ai u shpreh se kjo është një krizë shëndetësore që shënon epokën tonë dhe javët e muajt në vazhdim do të jenë një sfidë dhe për sa i përket besimit tek shkenca. Si dhe një test për solidaritetin pasi kriza si këto nxjerrin në pah më të mirën dhe më të keqen tek njeriu.

Ai konfirmoi se bëhet fjalë për një sëmundje të rëndë dhe pse provat konfirmojnë se më të rrezikuarit janë ata 60 vjec e sipër, viktima ka pasur dhe tek të rinjtë.

Sipas OBSH-së përballë situatës së një përshkallëzimi të shpehtë të situatës, nuk ka pasur një reagim po aq të shpejt për sa i përket masave të izolimit social apo bërjes së testeve.

Personat e infektuar me Kovid19 mund të infektojnë të tjerët dhe dy javë pasi të jenë shëruar, shtoi drejtori iOBSH-së duke këshilluar se dhe nëse nuk ka simptoma sërish izolimi mbetet një masë e sigurtë mos infektimi. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re