Shtyhet për një datë të pacaktuar konkursi për gradën “Komisar:.
 
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu anuloi dhe urdhrin e dytë të tij që thoshte se konkursi do të mbahej në datën 15 nëntor për ripërsëritjen e provimi.
 
Provimi i parë i mbajtur me 7 nëntor u shpall i pavlefshëm pasi rezultoi se garuesit kishin kopjuar.
 
Ndërkohë në kuadër të këtij fakti, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur një hetim për zv/drejtoreshën e përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj.
 
Hajnaj ka qenë në krye të komisionit që monitoroi testimin për oficerët e policisë që konkurruan për gradën “Komisar”, ku morën pjesë 420 oficer policie.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re