Eshtë rritur ndjeshem numri i divorceve në Kinë që prej shpërthimit të koronavirusit sepse çiftet po kalojnë shumë kohë bashkë në shtëpi gjatë vetëizolimit.

Kjo konfirmohet nga zyra e regjistrimeve në qytet. Rreth 300 çifte
kanë rezervuar takime për tu divorcuar që prej 24 shkurtit, tha Lu
Shijun, menaxheri i regjistrit të martesave në Dazhou, provincë e
Sichuan në Kinën jug-perëndimore.

Zyrtarët besojnë se rritja e mprehtë e kërkesave për divorc mund të
shkaktohet nga fakti se partnerët kanë kaluar shumë kohë me
njëri-tjetrin në karantinë dhe kanë patur diskutime të forta.

“Shkalla e divorcit është rritur në krahasim me kohën para shpërthimit të koronavirusit,” tha Lu para shtypit lokal dje.

Një faktor tjetër mund të jetë rezultat i aplikimeve të vonuara për
shkak të mbylljes së zyrave të terapive për gati një muaj gjatë
epidemisë së koronavirusit.

Zyrat e regjistrimit të martesave në Xi’an të Provincës Shaanxi në
Kinën veri-perëndimore kanë parë gjithashtu një rritje të madhe të
kërkesave të divorcit që nga rihapja në 1 mars






Previous articleI mbijetoi koronavirusit, 37 vjecarja tregon se si duhet ta përballojmë dhe çfarë të bëni qe mos t’ju preke

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re