Pas Kosovës, Edhe Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel në Suedi.

Lajmi konfirmohet përmes një postimi në twitter, të ministrit të jashtëm, Gent Cakaj, i cili shkruan se justifikimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet.

“Ne kemi urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handken. Justifikimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet.

Çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit,” shkruan Cakaj.

Çmimi Nobel në Letërsi për Peter Handken, i njohur si adhurues i Millosheviçit, u kundërshtua fort nga Kosova e Shqipëria. Handke ka shkaktuar zemërim në Ballkan dhe me gjerë, për shkak të mbështetjes së zëshme për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviç, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.

1/1 Consistent with our initial reaction, we have also instructed the Ambassador of #Albania to #Sweden to boycott @NobelPrize ceremony for #Handke. Justification of war atrocities during the Yugoslavia break-up must not be rewarded.

— Gent Cakaj (@CakajGent) December 9, 2019

https://platform.twitter.com/widgets.js

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re