Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka dalë në ndihmë Shqipërisë pas tërmeteve të frikshme, të cilët lanë pas shumë qytetarë të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur. Mediat fqinje raportojnë se Maqedonia e Veriut ka ndarë 100 mijë euro si ndihmë fillestare për Shqipërinë pas tërmetit tragjik.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë. Nga Qeveria gjithashtu bëjnë të ditur se një ekip prej rreth 30 personash do të dërgohen në Shqipëri për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës së parë në zonat e prekura. Më parë edhe Kosova i doli në ndihmë Shqipërisë duke dhuruar 500 mijë euro për këtë situatë aspak të zakontë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re