Pas zgjedhjes së kryeprokurorit Olsian Çela, është caktuar edhe zv.prokurori i Përgjithshëm.

Thoma Jano do të jetë numri dy i Prokurorisë së Përgjithshme.

Është përmbyllur sot procesi përzgjedhës, në të cilin ka folur edhe kryeprokurori Olsian Çela.

Çela u shpreh se: Sfida jonë në 2020 është lufta për hetimin për pastrim parash.

Ndërsa tha se gjatë këtij viti do “dixhitalizojmë dosjet hetimore, ulim kostot e rrisim eficencën”.

Jano ka prekur kupolën e Prokurorisë,  pas vitit 1997, kur punoi si kreu i prokurorisë së Tiranës,  gjatë kohës që  organi i akuzës drejtohej nga Arben Rakipi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re