Jonida Maliqi arriti të kualifikohet në finalen e madhe të ‘Eurovision’ me këngën e interpretuar shqip ‘Ktheju Tokës’.

E lumtur për këtë është shprehur edhe këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe e cila përmes një statusi në Instagram ka vlerësuar Jonidën për performancën dhe paraqitjen në skenën e ‘Eurovision’.

“Dua te di, cfare Kane per te thene ata qe vetem kritikojne perpara se te te thone,jepi,mos u dorezo.. Kritikat te rrisin, te bejne mire, por ne ,fatkeqesisht e kemi zakon qe ta bejme kete me te gjithe. Sapo shpallet fitues i festivalit te kenges, vetem japim mend, se si duhet te ishte kenga, teksti ,veshja etj. Te gjithe Si specialiste muzike ,japin mendime se keshtu nuk shkohet ne Eurovision, me te pse me daulle,pa daulle, shume europiane, jo europiane mjaftueshem ne skemi asgje etj etj etj.

Per keto “kritika ” e kam fjalen. Edhe kjo ndodh cdo vit. Historia perseritet. Pse te mos jete e kunderta? Mendimi sigurisht eshte i lire, e mund te themi, nuk hyn ne shijet e mija. Kaq. . Por jo, mendimet jane ofenduese e poshteruese. Pse? Vetem pse kenga ose lloji i pergjedhjes nuk hyjne ne shijet tona???. Pse te mos e duam veten tone pak me shume? Ndonjehere, ben mire edhe te shtyjme perpara dicka , vetem pse ka perpjekje”, kanë qenë fjalët e statusit të Aurelës.

Aurela Gaçe ka qenë edhe vetë pjesmarrëse në Eurovizion, por nuk arriti të kualifikohej në finale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re