Shtrimi i Michael Schumacher në një spital në Paris, ka rikthyer vëmendjen e mbarë botës te kampioni i Formula 1.

Sipas të përditshmes “Le Parisien”, Schumacher po trajtohet me një
terapi me qeliza staminale, dhe është “i vetëdijshëm”. Sipas gazetës
franceze, një infermiere e cila është pjesë e skuadrës mjekësore që po
kujdeset për të, ka thënë:

“Ai është në listnë e pacientëve të mi dhe mund t’iu siguroj se është i vetëdijshëm”.

Duke cituar burimet e saj, “Le Parisien” pretendon se 7-herë kampioni
i Formula 1 është kuruar edhe dy herë të tjera në spitalin
“Georges-Pompidou” në kryeqytetin francez, duke u regjistruar me emër të
rremë dhe në kujdesin e një grupi të vogël mjekësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re