Sali Berisha nga  foltorja e Bilishtit ka deklaruar se pas Kuvendit të 11 dhjetorit në të gjithë vendin do të zhvillohen protesta masive.

Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri theksoi se i “detyruar” nga numri i madh i firmave mund të zhvillojë Kuvendin Kombëtar në stadiumin Air Albania por kjo varet nga kushtet e motit.

“Demokratët janë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Më 11 dhjetor në Kuvend do të përcaktojmë ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën ne do të shpallim kërkesat tona gjer në fitoren e plotë. Më 11 dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut me të cilin kemi një qëllim themelor të rikthejmë pushtetin tuaj dhe votën e lirë.

Partia Socialiste nga viti 2009 nuk ka zgjedhje të brendshme, ndërsa [residenti i SHBA po kandidoi për së dyti shkon edhe një herë në zgjedhje në partinë e tij, pranon edhe rivalë në partinë e tij , pavarësisht se ka qeverisur 4 vite. Kurse kreu i meduzës në Shqipëri nuk pranon asnjë lloj votimi,m asnjë lloj rivali apo komenti. Ministrat e marrin veshys nga emdiat kur emërohen ministra.

Për mua dhe për ju ku do të mblidhemi 7 mijë e 600 vetë. I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi serioz me numrin e të gjitha është stadiumi “Air Albania” por motin nuk e dimë (ka ovacione në sallë). Partia kryesore në Gjermania e ka Kuvendin me 930 delegatë, kurse “peng” Basha na e bëri kuvendin 7600 delegatë që mos dijë kush që ku fillon dhe ku mbaron, mos meret vesh kushg voton kush nuk voton , kurse disa në sallë disa në lulishte por mbi të gjitha ai vendosi në PD një kryesi të emëruar prej tij ata në shkelje flagrante të parimeve të saj 60% është emëruar nga kryetari, de fakto është e paligjshme në parim por edhe në forum“

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re