Gazetari Almer Toska i ftuar në “Fax News” ka folur për krizën brenda PD-së dhe ajo çfarë do të sjellë Kuvendi i 30 prillit.

Toska beson se pas Kuvendit të PD-së do të sheshohen problemet brenda kësaj partie, ndërsa theksoi se shqiptarët do tu kthehet shpresa pasi do të kenë një forcë politike e cila do të ofrojë zgjidhe.

“Do përmend në fjalët e para që PD vjen në Kuvend si një trup që pas 9 shtatorit ka marrë një shok psikologjik që kërkon kohën ne vet që të rikuperohet dhe për të rigjetur forcat që të rikthehet konkurrues në betejën politike. PD pas vendimit të Gjykatës dhe me rikthimin e grupit të Rithemelimit në selinë e PD, tek pjesa më e madhe e demokratëve dhe unë besoj edhe tek shqiptarët duhet të rikthehet shpresa pasi vendit po i paraqitet një forcë reale politike e cila do të ofrojë zgjidhje, shpresë, po ashtu edhe një mundësi politike që njerëzit të zgjedhin ndryshe karshi qeverisjes aktuale.

Kuvendi nesër duhet të bëjë Rithemelimin e PD-së pas një kohe shumë të gjatë ku kjo parti e drejtuar nga Lulzim Basha është parë si një partnere e qeverisjes, ka pasur akuza për bashkëpunim nga njerëz të familjes së Lulzim Bashës në bashkëqeverisje me Ramën. Pikërisht këto plagë priten të shuhen nesër në Kuvendin e 30 prillit. Nesër do të jetë një Kuvend shumë i rëndësishëm për shqiptarët që të jepet rëndësi cfarë platforme dhe ideje do shpalosë PD-ja. Nesër do të zbulohet kush do të jetë trupa drejtuese, sa do ta hapë Sali Berisha PD, sa do të hapet PD ndaj të rinjve që japin kontribut për këtë parti”, tha Almer Toska.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re