Gjykata e Rrethit të Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen e ngritur nga ish-Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, i cili akuzoi deputetin e PS-së, Spartak Braho.

Pas largimit në azil në Zvicër, Agron Tufa ka humbur gjyqin ndaj Brahos, të cilin e akuzonte për veprat penale “Fyerje” , Shpifje dhe për të cilat kërkonte shpërblimin dëmi më shumën e 250 mijë lekëve të rinj.

Gjyqtari Sokol Pasho ka firmosur sot vendimin sipas të cilit çështja ndaj deputeti të PS-së, Spartak Braho duhet të pushohet, po ashtu dhe akuzat kundër tij.

Për këtë vendim theksohet se mund të bëhet ankimimi brenda 15 ditëve në Gjykatën e Apelit Tiranë.

“Gjykata vendosi:

Pushimin e çështjes penale nr.107 akti datë 05.12.2019 me viktimë akuzuese Agron Tufa dhe të akuzuar Spartak Braho, me objekt fajtor i të akuzuarit për veprën penale “Fyerja” dhe ‘Shpifja”, të parashikuara nga nenet 119 e 120 të K. Penal si dhe “Shpërblimi i dëmit’, në shumën 250.000 lekë.

Shpenzimet procedurale siç janë bërë.

Kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve”, thuhet në vendimin e Gjyqtarit Sokol Pasho.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re