Skip to content

Pas largimit nga LSI, Luan Rama i bën dedikimin e ngrohtë Fatos Nanos: Qoftë jetëgjatë e shëndetmirë!

Luan Rama ka bërë një urim të veçantë gjatë ditës së sotme për liderin historik të socialistëve, Fatos Nano, i cili feston ditëlindjen e 69-të.

Rama  shkruan se asnjë fjalë e thënë prej tij nuk do të ishte e mjaftueshme për të shprehur mirënjohjen për Fatos Nanon, të cilit i uron jetë të gjatë dhe shëndet të mirë.

“PËR FATOS NANON, NË DITËN E LINDJES…

Gëzuar, edhe pse nuk mjafton asnjëherë kjo fjalë për të sjellë përmasën e vërtetë të urimit dhe mirënjohjen për një mik!

Qofsh jetëgjatë e shëndetmirë, dhe festofsh një shekull ditëlindje!”, shkruan Luan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Pas largimit nga LSI, Luan Rama tashmë do ti rikthehet pasionit të tij të vjetër, duke pasur një emision politik në televizion.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb