Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur për mënyrën si do të menaxhohet kultivimi i kanabisit në vendin tonë dhe si do të shmangen abuzuesit në treg.

Pas mbledhjes së qeverisë, Çuçi paralajmëroi se në Shqipëri do të krijohet një ligj i veçantë që do të rregullojë dhe disiplinojë tregun në kultivimin e kanabisit.

Pyetje: Efektet pozitive që do të sjellë kanabis në vendin tonë dhe çfarë do të bëhet që mos liberalizohet tregu dhe të kultivohet pasivisht nga të gjithë?
“Nuk ka lidhje fare kultivimi i kanabis për qëllime mjekësore dhe kultivimi për qëllime të tjera. Ne do të përgjigjemi për të legalizuar kultivimin dhe përpunimin e kanabis dhe këtë do ta bëjmë me një ligj të veçantë të cilat do të përcaktojmë qartë kushtet që do të mbillet madje edhe vendi. Disiplina me ligj do të jetë strikte dhe nuk do të ketë hapësirë me ata që do të mbjellin kanabis për qëllime të tjera duke abuzuar. Po monitorojmë gjithë territorin e Shqipërisë që kultivimi i kanabis të jetë një fenomen drejt zhdukjes. Momentalisht është koha që fillon edhe mbjellja e kanabis prandaj aksionet e policisë do të vijojnë për të goditur këtë fenomen që ka qenë shqetësues por që po hiqet nga lista e shqetësimeve në sigurinë e Shqipërisë.

90% të vendeve perëndimore e kanë të legalizuar për qëllime mjekësore por edhe për qëllime rekreative, pothuajse gjithë vendet të standartit evropian dhe perëndimor e kanë të legalizuar për qëllime mjekësore dhe industriale”, tha Çuçi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re