Deputeti demokrat Luan Baçi, ashtu si kolegët e tij është zhgënjyer nga vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur Sali Berishën si person “non grata” me argumentin se ka minuar demokracinë në Shqipëri dhe është përfshirë në afera korruptive për familjarët dhe aleatët.

Baçi thotë se Berisha është një burrë shteti, i pakrahasueshëm, i papërsëritshëm, gjigand dhe i përjetshëm.

“Doktor profesor Sali Berisha, i pa perseritshem, i pa krahasueshem, gjigand i pokitikes Shqiptare, njeriu qe do te mbahet mend perjetesisht, per kontributin e pa zvendesueshem dhe meriten e tij, ne permbysjen e diktatures komuniste

Themelues i PDSH, partia e pare opozitare, vendosi pluralizimin ne Shqiperi, ne qeverisjen e Partise Demokratike, Shqiperia u be Anetare e Keshillit te Europes, Anetare e OSCE, Anetare e NATOS dhe u zhvillua si asnjehere tjeter!

Sali Berisha eshte burre shteti”, shkruan Baçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re