Pas miratimit në Kuvend të ngritjes të Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, kryetarja e këtij Komisioni, Albana Vokshi ka njoftuar edhe mbledhjen e parë.

Me anë të një njoftimi, Vokshi bën të ditur se mbledhja e parë do të zhvillohet sot ( 25 mars) në orën 11:00.

“Pas miratimit në Seancën Plenare të Kuvendit, datë 21.03.2021, bazuar në ligjin “Për Organizimi dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, mbledhja e parë e “Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi” do të zhvillohet ditën e hënë, datë 25 mars 2024, ora 11.00 në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet ne njoftimin e Albana Vokshit.

Kujtojmë që Komisioni Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi mori 95 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër.

Ngritja e dy komisioneve hetimore, Sterlizimi dhe trajtimi i të Dhënave të Sistemit TIMS ishin pjesë e marrëveshjes mes PS dhe Rithemelimit që riktheu normalitetin në Kuvend.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re