Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi pezullon nga detyra gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.Vendimi u mor në mbledhjen e sotme, vetëm një ditë pas SPAK e mori të pandehur gjyqtarin.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në funksion të ushtrimit të veprimtarisë normale të tij, duke respektuar pavarësine dhe paanësinë e organeve proceduese, si dhe parimin e prezumimit të pafajësisë për gjyqtarin Luan Daci, u kërkon organeve proceduese të vijojnë me një proces të shpejtë, në përputhje me parashikimet e ligjit.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është tërhequr nga kërkesa për të marrë të pandehur gjyqtarin e Kolegjit të Posacem të Apelimit Luan Daci.

Të enjten, Daci i shoqëruar nga dy avokatët e tij u paraqit në SPAK ku iu komunikua akuza.

Pas daljes nga Prokuroria avokatët u shprehen se i qëndrojnë pretendimit të tyre se Daci nuk ka kryer vepër penale, ndërsa per të gjykata nuk ka të drejtë të japë një vendim te dytë për pezullim.

Pas komunikimit zyrtar të akuzave, çështja do të kalojë në seancë paraprake dhe është në dorë të gjykatës të zgjedhë mes tre vendimeve, pushim të çështjes, kalim për gjykim ose rikthim edhe një herë tjetër për hetim në SPAK.

Daci akuzohet se ka fshehur gjatë kandidimit për KPA shkakrkimin e tij si gjyqtar nga KLD-ja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re