Ish-kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetari i PD-së, Sali Berisha ka nxjerr në shitje në platformën “Amazone” librin e tij “Korrupsioni Transnacional dhe kultura e mohimit”.

Libri në të cilën Berisha shpjegon arsyet pse është shpallur non grata dhe sipas tij është persekutuar politikisht do të shitet për 1.99 USD. Ai shpjegon se donte që ky libër të shpërndahen falas, por Amazone sipas tij nuk pranon produkte pa çmim.

“Është vendosur çmimi më i ulët i mundeshëm 1,99$ mbasi platforma nuk pranon produkte pa çmim, dhe të ardhurat e krijuara nga shitja do t’i kalojnë “Fondacionit Femijët Shqiptar”. Ftoj bashkobmasit tanë në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Australi dhe kudo që ndodhen në emigracion dhe Diasporë të shpërndajnë këtë liber tek miqtë e huaj të tyre dhe të Shqipërisë, që ata të njihen me të vërtetën se çfarë po ndodh në vendin e tyre, me njërin prej kombeve më perëndimore”, shkruan Berisha.

“Një libër në Amazon.

Të dashur miq, libri “Korrupsioni Transnacional dhe kultura e mohimit- Rasti i ish-Kryeministrit të Shqiperisë Sali Berisha: Nga nongrata në SHBA dhe BM, tek persekutimi politik ilegal, gjendet tani në Amazon.com si një e-book (Kindle). Është vendosur çmimi më i ulët i mundeshëm 1,99$ mbasi platforma nuk pranon produkte pa çmim, dhe të ardhurat e krijuara nga shitja do t’i kalojnë “Fondacionit Femijët Shqiptar”.

Ftoj bashkobmasit tanë në SHBA, Mbreterinë e Bashkuar, Kanada, Australi dhe kudo që ndodhen në emigracion dhe Diasporë të shpërndajnë këtë liber tek miqtë e huaj të tyre dhe të Shqipërisë, që ata të njihen me të vërtetën se çfarë po ndodh në vendin e tyre, me njërin prej kombeve më perëndimore.

Në rrafshin politik një diktaturë për instalimin e saj të plotë duhet të ndërmarrë: Arrestimin e liderit të opozitës dhe nxjerrjen jashtë ligji të partisë kryesore të opozitës. Me ndihmën e korrupsionit transacional, të parën, kreu i narkoshteti të Shqiperisë Edi Rama e ka realizuar, për të dytën ai po bën gjithçka që ta realizoj”, shkruan Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re