Kompania Apple ka “njohur” zyrtarisht në shërbimin e saj të hartave (Apple Maps) Kosovën si shtet i mëvetshëm e i pavarur.

Kompania e ka përditësuar shërbimin e saj me sistemin e ri iOS15 për celularët. Në hartë tashmë Kosova shënohet me vijë të plotë e jo të ndërprerë, siç ishte dikur më parë (duke nënkuptuar se territori i saj ishte i kontestuar).

Përveçse kësaj risie, janë korrigjuar dhe emërtimet e qyteteve e vendeve në hartë, duke u shënuar në gjuhën shqipe.

Në korrikun e vitit të kaluar u zhvillua një peticion në drejtim të Apple, ku kërkohej që Kosova të shfaqej ashtu siç është në realitet, një shtet i pavarur

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re