Partia e Lirisë ka emëruar si Sekretar për Pushtetin Vendor, Petrit Sinaj.
Emërimi i tij është bërë gjatë mbledhjes së Partisë së Lirisë, më 27 shkurt 2023 disa javë para zgjedhjeve të 14 majit.
Njoftimi i plotë nga PL:
Petrit Sinaj ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Prefekturës Berat në 2009-2011. Kryetar i Këshillit të Qarkut të Beratit në vitet 2011-2015. Kryetar i Bashkisë së Beratit në vitet 2015-2019.
Petrit Sinaj ka një eksperiencë të çmuar në çështjet e administrimit të pushtetit vendor.
