Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, ka publikuar një foto të qenve të tij në rrjete sociale, dy pastorë belgë të cilët shihen në një fushë me bar, të shtrirë e me gjuhën jashtë.

Me veshët e ngritur, me një shikim shpues dhe me një pozicion gatitu, ata duken sikur presin vetëm një urdhër-komandë, e janë gati për veprim.

Kjo foto e Tahirit vjen menjëherë pas takimit që Rama zhvilloi me kryebashkiakët në Elbasan dhe më pas me deputetët në selinë rozë në kryeqytet.

“Menjëherë pas mësimit” shkruan Tahiri krahas fotos, pa shumë koment, duke i lënë ndjekësit ta interpretojnë këtë foto në këndvështrime të ndryshme.

qente.jpg

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re