Koronavirusi nuk ka kursyer as Afrikën e Jugut, ku autoritetet kanë marrë masa të rrepta dhe sigurisht masave nuk i ka shpëtuar as parku Kruger, rezerva më e madhe e jetës së egër në Afrikë, i cili është mbyllur për turistët.

Në mungesë të njerëzve, kafshët e egra kanë marrë nën kontroll hapësirat e tyre.

Roja i parkut Richard Sowry, ishte jashtë në patrullë ditën e mërkurën kur ai pa një tufë luanësh duke fjetur në një rrugë e cila normalisht do të ishte e zënë me turistët.

Por Kruger, si parqet e tjera të jetës së egër, është mbyllur që nga 25 mars si pjesë e bllokimit në përgjigje ndaj koronavirusit.

Luanët zakonisht mund të shiheshin vetëm nga rojet e pyllit nëpër rrugë natën.

“Zakonisht këta luanë jetojnë në Kempiana, një zonë e parkut e cila nuk mund të vizitohet nga turistët”, është shprehur roja i parkut./abnews.al

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re