Ashtu sikurse është bërë me dije duke nisur nga ora 13:00 ditën e sotme nuk do të lejohet lëvzija e lirë e qytetarëve

Urdhri i ri i firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu parashikon që duke filluar nga dita e hënë të gjitha pikat e produkteve ushqimore do të punojnë duke filluar nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00.

Ndërkohë, këmbësorët dhe ata që kanë mjete nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 13:00 e ditës së sotme, deri në orën 05:00 të ditës së hënë.

Ditën e diel nuk do të lejohen as këmbësorët, as makinat të lëvizin, dhe asnjë biznes nuk do të jetë hapur.

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët nuk do të mund të marrin asnjë shërbim.

/abcnews.al

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re