Nga Devolli, ku po vijon turin “Rrugëtimi për Shqipërinë”, kreu i PD-së Lulzim Basha, deklaroi se Ardian Dvorani është simboli i korrupsionit, kapjes së shtetit dhe vegla e Edi Ramës.

Gjatë takimit me qytetarë dhe fermerë të zonës, kreu i PD u shpreh se fermerët janë lënë në harresë nga qeveria.

“Rama paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ardian Dvorani simboli i korrupsionit dhe kapjes së shtetit, vegla e Edi Ramës. Nëse institucionet funksionojnë, i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale është Edi Rama. Ndaj e ka jetike të kapë drejtësinë. Vendi është zhytur në paligjshmëri. E gjithë Shqipëria punon për një kalçeto me oligarkë të Edi Ramës. Mbështetja për fermerët sa vjen dhe ulet. Potenciali është i jashtëzakonshëm, por ju mungon një qeveri që ju mbështet. Ne kemi një qeveri që ju rëndon me politika abuzive duke e renditur vendin në vendin e tretë më të korruptuar të botës. Edi Rama hyri në histori për rekordin e korrupsionit”-deklaroi Basha.

Më tej, lideri demokrat u shpreh kostot e rënduara e kanë bërë punën e fermerëve të pavlerë në treg dhe nënvizoi se Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që nuk i mbështet fermerët me financime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re