Një ditë pas shefja për politikë ta Jashtmë dhe Siguri në BE, Federica Mogherini apeloi vendet e BE-së që të japin “dritën jeshile” për Shqipërinë dhe Maqdoninë, pra për hapjen e negociatave, të njëtën gjë ka bërë dhe kolegu i saj, Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn.

“Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm – dhe shpresoj që ky është më në fund rasti – sesa e rëndësishme është dhënia e një sinjal pozitiv në rajon. Kemi arritur shumë dhe nëse shihni arritjet në rajon, edhe vetëm në muajt e kaluar… të gjitha janë rezultat i perspektivës europiane. Nëse kjo nuk shihet, kuptohet dhe përgjigjet në mënyrë adekuate, nuk do të mund ta kuptoja”, tha Hahn në Luksemburg.

Thirrja e tij i paraprin takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së që mbahet në fundjavë, aty ku dhe pritet vendimi final.

Për Maqedoninë, Hahn theksoi si arritje marrëveshjen historike me Greqinë për emrin, ndërsa për Shqipërinë, reformën në drejtësi me procesin e vettingut.

“Nëse kjo nuk do të shpërblehet në një mënyrë kuptimplote, mendoj se do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm dhe të menjëhershëm në stabilitetin e rajonit”, paralajmëroi Hahn.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re