Presidenti Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Ëashington, një një vizitë zyrtare, e cila vjen pas disa muajve të gjatë izolimi që ka përjetuar kreu i Kosovës në këto muajt e fundit.

Në qershor iu desh në gjysmë të rrugës, e sot presidenti Thaçi është nisur pa paralajmërim për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gazeta Express mëson se ai po shkon në Ëashington për vizitë zyrtare.

Është akoma e paqartë se kë do ta takojë presidenti Thaçi atje.

Thaçi do të merrte pjesë në fund të qershorit në një takim mes Kosovës dhe Serbisë, të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.

Por, atij iu desh të kthehej, pasi papritmas Prokuroria Speciale në Hagë njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Thaçit për krime lufte.

Këtë javë, ai shkoi edhe në Bruksel, ku e takoi ndërmjetësuesin në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcakun. Një vizitë tjetër e pati edhe në Gjermani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re