Këngëtarja shqiptare Eneda Tarifa dhe ish bashkëshorti i saj Erjon Zaloshnja janë ndarë pothuajse dy vite më parë.

Lidhja e tyre 18-vjeçare mori fund papritur, ndërsa asokohe ishin kryefjala e mediave rozë.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, e ftuar në një emision Eneda është pyetur nëse tani është dikush në zemrën e saj.

Ajo ka pohuar se po, është dikush dhe ajo është vetëm vajza e saj.

‘Po është dikush, le ta pranojmë dhe ajo është Aria Zaloshnja dhe ka pjesën më të madhe të zemrës time. Për momentin nuk ka vend për askënd tjetër’, është shprehur Eneda Tarifa.

‘Po pjesën e vogël kujt ja ke lënë’, e ka ngacmuar më tej Anita Haradinaj.

‘Njëherë që të jepet mundësia që të kesh pak vend për vetën tënde dhe
të mos e shfyrtëzosh për veten tënde? E atë t’ja lesh dikujt tjetër
është e tmerrshme, as bëhet fjalë’, ka shtuar këngëtarja.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re