Eneda Tarifa ishte e ftuar këtë puntatë të tretë të “Shiko Kush LUAN”. Sfidës “Ndaje ose tortën” nuk mundi t’i shpëtonte as Eneda.

Pyetja dedikuar moderatores ishte: “Eneda ti je tashmë një mami beqare, por ne duam të dimë nëse e sheh në planet e së ardhmes një dasmë?! Na e thuaj ose tortën…”.

Me shumë sportivitet ashtu siç karakterizohet Tarifa përgjigjja e saj ishte: “Nëse vjen pse jo, martesa është fryt dashurie, jam e hapur për martesë, por jam e lumtur edhe kështu sic jam.”

Publiku nuk ka ende një përgjigje se kur mund ta rishohim Enedën në një lidhje dashurie, por të paktën një përgjigje e morëm. Kur dashuria të jetë pranë,mbase do të kemi edhe një dasmë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re