Skip to content

Pas ndërprerjes, Kuvendi nisi me kaos. Opozita bllokoi Foltoren/ PS kërkoi mbylljen e diskutimeve, miratohet propozimi për kalimin në votim

opozoitaa

Pasi është ndërprerë disa herë, seanca plenare ka nisur sërish me tensione.

Pavarësisht thirrjeve të kreut të Kuvendit, Niko Peleshi, deputetët e opozitës ka vijuar të përplasin tavolinat. Gjithashtu deputetë të opozitës kanë bllokuar Foltoren.

Partia Socialiste kërkoi mbylljen e diskutimeve, ndërsa u miratua propozimi për kalimin në votim me 72 vota pro. Pas kësaj, Kuvendi është ndërprerë.

Opozita ka shprehur qëndrimin e saj të qartë se nuk do të lejojë vijimin e punimeve të Kuvendit nëse në seanca nuk do të diskutohet për kreun e SHISH.