Babai i aktorit të humorit Gentian Zenelaj ka humbur betejën me virusin Covid-19, duke ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një postimi në facebook, ku ka falenderuar të gjithë ata të cilët i kanë shprehur ngushëllimet.

Postimi i plotë: Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj.Pas një beteje të gjatë me Covid 19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju Bekoftë .

Varrimi zhvillohet nesër në orën 13 :00 në Shëngjin .

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re