Imam Sytari tha se muaji i Ramazanit ishte mundësia më e mirë për tu afruar me Zotin dhe periudha për të kuptuar thelbin e ardhjes tonë në këtë botë.

Ai kërkoi të përmirësojmë marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

“Orët  e muajit të begatë të Ramamzanit po shkojnë drejt perëndimit. Bajrami është një festë e madhe, që na con drejt bashkimit. Muaji i Ramazanit ishte mundësia e mirë për tu afruar me zotin, paqtuar me veten, për t’iu nënshtruar vullnetit të zotit. Zoti vazhdon të adhurohet edhe pas Ramazanit, jemi adhurues të zotit, jemi të ftuar të dëshmojmë më të mirën nga vetja jonë, duke u bërë ura komunikimi mes krijesave të zotit”– u shpreh ai.

Besimtarët muslimanë festojnë të hënën festën e Fiter Bajramit, pas 30 ditësh agjerim në muajin e Ramazanit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re