Ish-deputeti i PD Aldo Bumçi thotë se vendi është në një situatë të rëndë dhe krizë të thellë pasi gjithë institucionet kanë rënë.

Bumçi shton se vendi është kthyer më keq se Rusia e Valdimir Putinit pasi atje të paktën institucionet funksionojnë, ndërsa sipas tij vendi ynë ka prekur fundin dhe shkaku është Rama.

“Kanë rënë të gjitha institucionet dhe jemi kthyer më keq së në Rusinë e Putinit. 

Në Rusinë e Putinit institucionet ekzistojnë. 

Në Shqipërinë e Edi Ramës nuk ka më institucione. 

Pra kjo krizë kaq e rëndë nuk mund të kalohet me tryeza që i mungon thelbi. 

Kjo krizë kaq e rëndë kërkon zgjidhje të vërtetë dhe zgjidhja e vërtetë vjen duke pranuar gjendjen e rëndë.

Kur kryeministri Edi Rama nuk pranon gjendjen ku është vendi do të thotë që nuk është i gatshëm për zgjidhje. 

Shkak i krizës është Edi Rama, jo për ta thjeshtuar në një emër, por ai është shkaku që Shqipëria ka prekur fundin”, shprehet Aldo Bumçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re