Britania të dielën ka rihapur ambasadën e saj në Libi pas një ndërprerjeje tetëvjeçare.

“Ky është një demonstrim i përkushtimit të Britanisë ndaj të gjithë Libisë. Jam krenare që puna jonë tashmë po prek jetën e libianëve në të gjithë vendin”, shkroi në Twitter ambasadorja britanike Caroline Hurndall.

Marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Libisë janë të thella dhe historike, shtoi ajo.

Britania e Madhe mbylli misionet e saj diplomatike në Libi në vitin 2014 për shkak të konflikteve të armatosura intensive në këtë vend.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re