Ambaadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me drejtorin e Përgjithshëm të policisë së shtetit, Gledis Nanon.

Takimi u bë në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe forcave policore shqiptare për të luftuar terrorizmin.

Në fund të postimit të saj Kim falenderoi forcat e policisë. Kujtojmë se takimi vjen menjëherë pas operacionit që policia zhvilloi mbrëmjen e djeshme ku mbeti i arrestuar i shumëkërkuari për vrasje, Nuredin Dumani.

Postimi i Plotë nga Yuri Kim në twitter:

Sot takova Gledis Nanon për të forcuar 🇺🇸🇦🇱 bashkëpunimin në zbatimin e ligjit dhe kundër terrorizmit. Thelbësore për të siguruar integritetin në veprimet e policisë, duke përfshirë operacionet dhe vendimet e personelit. Faleminderit oficerëve të policisë për guximin dhe sakrificat për të mbrojtur qytetarët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re