Grupi special grek EMAK ka përfunduar operacionin dhe tashmë fjalën e kanë inxhinierët greke për të kontrolluar banesat e dëmtuara nga termeti

Greqia dërgon menjehërë në Shqipëri një grup inxhinieresh për kontrollin e banesave.

Ndërkohë ditën e djeshme kryeministri Edi Rama, gjatë një inspektimi në Golem, tha se vlerësimi i pallateve për banim nuk do të bëhet nga inxhinierë ”kap këtej dhe kap andej” sikur tha ai, por grupe serioze nga Franca, Turqia dhe Greqia.

“Mos u fusni më këtu me frikë. Ajo mund të mos ketë asnjë gjë, ajo mund të jetë problematike. Të vijnë ta shohin dhe t’u thonë kjo bëhet dhe kjo nuk bëhet. Duhet të jenë grupe serioze, nuk bëhet me inxhinier kap këtej dhe kap andej, prandaj i kam kërkuar të vijnë nga Franca, Turqia dhe Greqia sikur erdhën. Ta kemi tamam. Nuk e krijon rreziku frikën, por frika rrezikun”.- u shpreh Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re