Ambasada Amerikane mbështet një Shërbim të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që është i fortë, i pavarur dhe efikas në punën e tij të rëndësishme për të siguruar integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar.

Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell dhe Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit Ron Hendren u takuan dje me Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, për të diskutuar mbi reformat e rëndësishme legjislative në vazhdim dhe për të nënshkruar një marrëveshje dhurimi në mbështetje të njësisë poligrafike të SHÇBA-së.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re