Pas pak në “NgA Kalaja”/ “Shitja e detit”, të pathënat e “ringjalljes” së marrëdhënieve Shqipëri-Greqi


Teksa e gjithë vëmendja ishte tek ngjarjet e aktualitetit në Shqipëri, një lajm i publikuar nga mediat greke duket se ka ndryshuar edhe skaletën e emisioneve në vend.

Sipas mediave helene, Athina është gati për një udhërrëfyes të ri të marrëdhënieve me Tiranën të cilin ministri i Jashtëm do ta hartojë së bashku me homologen e tij Elisa Spiropali më 16 dhjetor, në vizitën e parë zyrtare të saj në kryeqytetin grek.

Në krye të axhendës së takimit të dy ministrave të jashtëm në Athinë muajin e ardhshëm do të jenë diskutimet mbi “Çështjen e Detit”, përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive që mbetet ende një dosje e pazgjidhur mes dy vendeve.

Në 2020-ën Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, por asnjëra prej palëve deri më tani nuk ka ushtruar presionin e nevojshëm për të shkuar drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes.

Kjo do të jetë edhe tema e puntatës së sotme të emisionit “NgA Kalaja” në Fax News, ku të ftuarit Dritan Goxhaj, Sazan Guri, Kastriot Çipi dhe Av. Altin Goxhaj do të mundohen të shkojnë përtej asaj që raportohet në publik.

Emisioni starton në ora 20:00 në Fax News dhe mund të ndiqet live edhe në Facebook.