Prefekti i Qarkut Vlorë, kthen Buxhetin e Bashkisë Vlorë 2022.

Buxheti i Bashkisë u votua unanimisht nga këshilltarët në muajin dhjetor. Ndryshimet në paketën fiskale dhe projektbuxheti i miratuar nga këshilli bashkiak i Vlorës, vitin e kaluar pas kundërshtimit nga grupet e interesit kryesisht biznesin është ” rrëzuar ” edhe nga institucioni i Prefektit të Qarkut. Në relacionin përcjellës zyra juridike e prefekturës ka cilësuar të paligjshëm buxhetin duke listuar 4 argumenta.

1- Emërimet e tarifave, pastrim, ndriçim, gjelbërim për bizneset më të ardhura nga 0-8 mln lekë bien ndesh ne ndryshimet e miratuara në paketën fiskale miratuar në nëntor 2021.

2-buxheti i parashikuar për pastrimin në qytet është më i ulët se në vitin paraardhës, duke mos reflektuar rritjen e taksës së pastrimit më 40-70 % për kategori të ndryshme të biznesit .

3-Mos përmbushjen e detyrimit ligjor për mirëmbajtjen e tokës bujqësore. Për mirëmbajtjen e saj është parashikuar më pak se 40% e të ardhurave që vijnë nga taksat për tokën bujqësore , në zërin e investimeve.

4- Nuk janë përfshirë në zërin e shpenzimeve, detyrimet ndaj kreditorëve dhe furnitorëve.
Të parashikuara në buxhetin faktik të 2021.

Pritet që ndryshimet në buxhet të rikthehen në këshill bashkiak për diskutime, mbledhjen e radhës, ndërsa zyrtarisht bashkia nuk ka asnjë reagim. Pritet që në të njëjtin filtër të kalojnë të gjithë bashkitë e tjera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re