Moderatori shumë i dashur për publikun, Ardit Gjebrea njoftoi dje se emisionit “E diela shqiptare” i ka ardhur fundi për këtë sezon. Gjebrea bëri një rrëfim prekës për emisionin i cili është transmetuar për 11 vite.

Autori dhe moderatori falenderoi të gjithë stafin dhe i quajti familje të gjithë ata që punojnë me të për ta bërë “E diela shqiptare”, një nga programet më të ndjekur.

Pas përfundimit të emisionit, Arditi ka nisur pushimet me familjen e tij.

Me anë të një postimi në Instastory, moderatori ka treguar se po bën një tur në jug të Shqipërisë dhe aktualisht ndodhet në Porto Palermo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re