Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka vendosur disa masa administrative për punonjësit e saj në disa qytete të ndryshme të vendit.

Menjëherë pas përfundimit të afatit 4-mujor që kufizonte lëvizjet në entet publike, DPSHTRR ka njoftuar vendimin për largimin nga puna të 3 punonjësve dhe pezullimin e 6 të tjerëve.

Ndërkohë është pezulluar nga detyra edhe drejtuesi i QKT-së në Shkodër!

Njoftimi i plotë

DPSHTRR, me misionin për të qenë një ent model efikasiteti dhe ligjshmërie, vijon të monitorojë çdo proces shërbimi, në qendër dhe në degët rajonale, për garantimin e standardeve të sigurisë e cilësisë!

Në çdo sektor e praktikë, kur fluksi vjetor kapërceu 3 milionë shërbime ndaj qytetarit, ekspozohemi ndaj riskut permanent të akteve korruptive e abuzive, në dëm të qytetarit dhe në kurriz të Automotorizimit Shqiptar, ndaj përgjegjësia sa vjen e rritet për të eliminuar dhe goditur fenomenet negative si edhe për të larguar nga institucioni ynë, përmes kontrolleve e sistemeve digjitale dhe shkëmbimit të informacionit me të gjitha organet ligjzbatuese, deri në kallëzime penale, të gjithë elementet që nuk e meritojnë të jenë punonjës të shërbimeve të transportit rrugor!

Me përfundimin e afatit 4-mujor, të KQZ, për kufizimin e lëvizjeve në entet publike, deri në datën e zgjedhjeve, DPSHTRR paralajmeron masa dhe hetime administrative, që përfshijnë të gjithë sektorët teknik të shërbimit, pa përjashtim, në çdo drejtori rajonale!

Konkretisht largohen nga detyra 3 punonjës të QKT-ve Tiranë, Durrës, Vlorë; pezullohet drejtuesi i QKT-së Shkodër; penalizohen edhe 6 punonjës të QKT-ve Tiranë, Shkodër, Sarandë!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re