Bujar Nishani ka njoftuar se do t’i bashkohet pasditen e sotme tubimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Nishani ka shkruar se do të bashkohet “me demokratët e ndershëm e të vërtetë, për një PD të bashkuar”.

“Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00 !

Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese !

Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist !”, shkruan Nishani.

Kujtojmë se Sali Berisha ka njoftuar një tur në mbarë vendin, pas largimit nga Grupi Parlamentar i PD nga kryedemokrati Lulzim Basha, me qëllim sipas tij, rikthimin e sovranitetit partisë më të madhe opozitare në vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re