Skip to content

Pas përjashtimit, Berisha poston videon me demokratin që gris teserën: Mos u largoni nga PD-ja, të hedhim në plehra vendimin e pengut

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar sërish për vendimin e marrë nga Lulzim Basha i cili përjashtoi liderin historik nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Mbi videon e publikuar, kur shfaqet Lulzim Basha teksa jep vendimin e përjashtimit, Berisha i bën thirrje demokratëve për bashkim ndaj vendimit të Bashës, të cilën e cilëson si amoral.

Postimi i Sali Berishës:
Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha.
Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise! sb

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb