Për deputeten Flurua Açka, përplasje me kolegët e saj nuk është një gjest i mirë, ndërsa aludimeve të Gazment Bardhit i ktheu përgjigje duke i thënë që mund t’i drejtohet Prokurorisë së Posaçme.

Në një deklaratë për gazetarët, deputetja demokrate u shpreh se Parlamenti është jo funksional, ndërsa kërkesat e kolegëve për ngritjen e komisioneve hetimore e shikon të drejtë.

“Ne kemi bërë beteja të mëdha në komision për media që drejtoj unë, sidomos ligji për Butrintin, që presim nga dita në ditë të marrim një përgjigje pozitive në të mirë të trashëgimisë kulturor. Sot përballem me një përplasje me kolegët e mi që mendojnë se ne duhet ta mbajmë në kaos parlamentin, e shih si një detyrë jo të mirë dhe jashtë detyrës sime dhe mos t’i tregoj qytetarëve shqiptarë se ku e ka plagën kjo qeveri. Kjo ka qenë arsyeja që kam vendosur si kryetare që këtë sesion ta japim me mbledhje fizike dhe të bëjmë opozitë po aq të ndershme sa opozita në formë proteste. Kam keqardhje të madhe, është një përplasje që lidhet me kolegët tanë. E kam për aludimet e hapura, i bëj thirrje Bardhit dhe kujtdo tjetrit që mendon në raport me mua dhe kolegët e tjerë ti drejtohen SPAK, çfarëdo iluzioni që mund t’i drejtohet opinionit publik që në të shumtën e herës cilësohen si retorikë politike, janë shumë të dëmshme në kampin opozitar. Kam keqardhje të madhe që nuk u përfshiva dot në buxhetin katastrofik. Shqiptarët nuk e morën vesh kurrë se çfarë buxheti katastriofik ka për arsimin dhe kulturën”, tha Açka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re